SaaS

BarcoNext

Aplikacion cloud për barkod, stok dhe shitje

Aplikacion cloud për barkod, stok dhe arkë që punon në ueb dhe desktop dhe vazhdon shitjen edhe pa internet. Stoku dhe raportet kudo që jeni.

Për kë është?

  • Biznese të vogla dhe të mesme si markete, dyqane, kafene dhe restorante
  • Biznese që duan të largohen nga programet e vjetra të barkodit në një kompjuter të vetëm
  • Biznese me disa arka ose pika që duan t'i shohin të dhënat në një vend

Çfarë përfshin?

Arka dhe shitja

  • Ueb dhe desktop: punon në shfletues dhe në Windows, macOS, Linux, me përditësime automatike
  • Shitje offline: shitjet ruhen në radhë kur ndërpritet interneti dhe sinkronizohen kur kthehet
  • Arkë e shpejtë: kërkim me barkod dhe me emër, pagesë e ndarë cash/kartë, shitje në pritje, kthime dhe shkurtore F1–F12

Stoku dhe raportet

  • Stok në kohë reale: lëvizje automatike stoku, njoftime për stok të ulët dhe historik lëvizjesh
  • Menaxhim produktesh: kategori, furnizues dhe grupe TVSH, gjenerim barkodi EAN-13, llogaritje e çmimit të sugjeruar
  • Raporte nga kudo: shitje ditore, javore dhe mujore, më të shiturat, raporte sipas arkëtarit, të ardhura dhe shpenzime, eksport CSV
  • Siguri: arkitekturë multi-tenant dhe qasje sipas roleve (admin / arkëtar)

Pse BarcoNext?

Shumë biznese të vogla ende përdorin programe të vjetra barkodi të instaluara në një kompjuter të vetëm, ku raportet shihen vetëm në atë kompjuter. Nga ana tjetër, sistemet plotësisht cloud e ndalojnë arkën sapo ndërpritet interneti.

BarcoNext i plotëson të dyja këto nevoja: të dhënat ruhen në cloud, kështu që pronari sheh stokun dhe raportet nga kudo, ndërsa arka vazhdon të punojë kur ndërpritet interneti. Si funksionon stoku me barkod e shpjegojmë në Si funksionon sistemi i stokut me barkod?.

A i përshtatet ky produkt biznesit tuaj?

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe do t'ju dërgojmë zgjidhjen e duhur me çmim të qartë.