Aplikacion mobil

AutoMarket KS

Aplikacioni për shitblerje veturash në Kosovë

Aplikacion iOS dhe Android për shitblerjen e veturave të reja dhe të përdorura në Kosovë, me shpallje, filtra, mesazhe, vlerësim shitësish dhe shënim dëmtimesh.

Për kë është?

  • Shitës privatë në Kosovë që duan ta shesin veturën
  • Autosallone që duan t'i menaxhojnë shpalljet në një vend
  • Blerës që duan të shohin gjendjen e vërtetë të veturës dhe besueshmërinë e shitësit

Çfarë përfshin?

Për shitësit

  • Publikim shpalljeje dhe ngarkim fotografish me pak hapa
  • Shënim dëmtimesh, ngjyrosjesh dhe pjesësh të ndërruara në skemën e veturës
  • Performanca e shpalljes: ndiqni shikimet dhe interesin

Për blerësit

  • Filtrim sipas markës, modelit, vitit dhe çmimit
  • Ruajtje e shpalljeve në të preferuarat
  • Mesazhe të drejtpërdrejta me shitësin brenda aplikacionit
  • Komente dhe vlerësime për shitësit: shitësit e besueshëm dallohen

Pse AutoMarket KS?

Besimi është problemi më i madh në shitblerjen e veturave. Blerësi do të dijë gjendjen e vërtetë të veturës dhe nëse shitësi është i besueshëm; shitësi nuk e sheh sa interes merr shpallja. Grupet në rrjetet sociale dhe faqet e përgjithshme të shpalljeve nuk i plotësojnë këto nevoja.

Me shënimin e dëmtimeve dhe vlerësimet e shitësve, AutoMarket KS e bën shitblerjen më transparente. Aplikacioni është në iOS dhe Android dhe funksionon në EG678 Cloud.

A i përshtatet ky produkt biznesit tuaj?

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe do t'ju dërgojmë zgjidhjen e duhur me çmim të qartë.